policia e kosoves pranon pajisje elektronike nga qeveria britaneze 67d1aab77a342

Policia e Kosovës pranon pajisje elektronike nga qeveria britaneze

March 12, 2025
1 minut lexim

Sot, në hapësirat e Drejtorisë së Përgjithshme, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Fehmi Hoti, ka pritur në takim zMargaret Belof nga Ambasada Britaneze, si dhe udhëheqësen e ekipit të ekspertëve të GCSI-së,Helen Legay me bashkëpunëtorë.

Sipas një njoftimi nga Policia, ky takim shënoi një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Policisë së Kosovës dhe Qeverisë Britanike.

Në kuadër të projektit për komunikim strategjik, Drejtoria për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e Policisë së Kosovës ka pranuar një donacion me pajisje elektronike në vlerë rreth 10,000 euro, thuhet në postimin e policisë në Facebook.

“Po ashtu, gjatë ceremonisë u bë edhe lansimi i Manualit për Komunikim, një udhëzues i rëndësishëm që do të ndihmojë në avancimin e komunikimit dhe do të ofrojë praktikat më të mira për komunikimin me publikun”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se zëvendësdrejtori Hoti falënderoi Qeverinë dhe Ambasadën Britanike për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e kapaciteteve të Policisë së Kosovës, veçanërisht në fushën e komunikimit, e cila është thelbësore për sigurinë dhe besimin publik në një mjedis të mbushur me informacione.

Ai theksoi se Policia e Kosovës do të vazhdojë të forcojë strategjitë e komunikimit dhe të mësuarit nga praktikat ndërkombëtare për të siguruar udhëheqjen me profesionalizëm, integritet dhe transparencë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mbi 500 mije euro apartament e garazh konfiskohen pasurite e alda klosit 67d1a156cdc47
Story i mëparshëm

Mbi 500 mijë euro, apartament e garazh! Konfiskohen pasuritë e Alda Klosit

ashvlen pranon uljen e perqindjes se shqiptareve nga 30 ne 25 perqind 67d1aaba27a2d
Story i radhës

ASH:Vlen pranon uljen e përqindjes së shqiptarëve nga 30 në 25 përqind

Të fundit nga

ShkoLartë