Policia e Kosovës në aksion, bastis një bankë paralele serbe në Leposaviq

1 minut lexim

Policia e Kosovës, Drejtoria për Krime të Rënda Ekonomike në Prishtinë me urdhëresë të Gjykatës së Mitrovicës Veriore po kryen bastisje në një bankë paralele serbe në Leposaviq – në Drejtorinë e Thesarit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtor i Policisë në veri, Veton Elshani, ku tha se Policia tashmë janë duke bastisur vendin e një banke paralele serbe e cila ndodhet në të njëjtin objekt ku Policia dit më parë intervenoi për mbylljen e katër komunave paralele.

“Drejtoria për Krime të Rënda Ekonomike në Prishtinë me urdhër të gjykatës së Mitrovicës së Veriut janë duke kryer bastisje në një bankë paralele serbe në Drejtorinë e Thesarit në Leposaviq, ndërtesa është po e njëjta ku kemi bastisur për komunën paralele”, tha Elshani.

Aksioni është duke vazhduar ende dhe për çdo risi Sinjali do t’iu mbajë të informuar.

Story i mëparshëm

Jennifer Lopez fshin nga trupi tatuazhin që ia kishte kushtuar Ben Affleckut

Story i radhës

“Mondi i Shkodrës del në bisedat e Sky”/ Ministri Hoxha i kthen përgjigje Bardhit: Të pavërteta. Edmond Sulaj oficer model që i shërben vendit me përkushtim

Të fundit nga