Policia e Hong Kongut arrestoi tre persona që kishin vjedhur vepra artistike në vlerë prej 70 milionë euro

Tre burra janë arrestuar në lidhje me vjedhjen e disa kaligrafiteve të ish-udhëheqësit kinez, Mao Ce Dun, të cilat thuhet se kushtojnë 70 milionë euro.

Një copë kaligrafie e gjatë 2.8 metra, e cila thuhet se i përket ish-udhëheqësit komunist të Kinës, u pre përgjysmë nga hajdutët sepse menduan se ishte shumë e gjatë, sipas policisë së Hong Kongut, raporton CNN.

Artikujt e vjedhur përfshinin gjashtë pjesë të kaligrafisë më të vogla të shkruara gjoja nga Mao, një koleksion prej 10 monedhash bronzi dhe më shumë se 24 mijë pulla të vjetra postare.

Ai tha se pronari kishte vlerësuar se artikujt ishin me vlerë rreth 549 milionë euro, por policia ende është duke punuar për të konfirmuar vlerën e saktë dhe kishin kontaktuar grupe përkatëse të Hong Kongut dhe Kinës.

Vjedhja ndodhi në një apartament në lagjen Yau Ma Tei, natën e 10 shtatorit dhe përfshiu tre burra, të cilët u larguan nga vendi i ngjarjes me një taksi.

Zyrtarët besojnë se dy hajdutë të tjerë janë ende në arrati. Çështja mbetet nën hetime gjersa policia përmes xhirimeve të kamerave, po përpiqet për t’i identifikuar të dyshuarit. Ata janë ende në kërkim të tetë monedhave të tjera prej bronzi, gjashtë copa të tjera kaligrafie dhe të gjitha 24,327 pullave postare.

Ngjarja paraprake

Arbër Ademi: Amendamentet në Kuvend mund të dorëzohen edhe vetëm në gjuhën shqipe

Ngjarja e ardhëshme

Banka Botërore, parashikim të zymtë për Shqipërinë: Bizneset e vogla janë në krizë, varfëria do thellohet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian