Policia “blindon” Dibrën, 78 efektivë në aksion për goditjen e kultivimit të kanabisit! Ja rezultatet

Policia e Dibrës ka nisur një aksion të gjerë për goditjen e kultivimit të kanabisit në zonë.

Mësohet se në këtë aksion janë angazhuar 78 efektivë të policisë, specialistë të kriminalistikës si dhe të grupit “Shqiponja”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga 11 grupe në zona pyjore, sera, magazina e banesa të braktisura, nuk është konstatuar asnjë rast i kultivimit të kanabisit.

Drejtori Vendor i Policisë ka porositur të gjitha shërbimet  që të ushtrojnë kontrolle të mëtejshme në ambiente të hapura dhe të mbyllura, të dyshuara për kultivim të bimëve narkotike.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vera shokon opinionin, tregon se u përdhunua nga një zyrtar dhe dy punonjës të futbollit!

Story i radhës

Pas temperaturave të larta Shkupi kaplohet nga rreshjet e fuqishme të shiut

Të fundit nga