Policia arreston afro 600 protestues pas demostratave në Kili

Policia arrestoi gati 600 njerëz pasi demonstratat për të shënuar përvjetorin e protestave sociale të Kilit u kthyen në dhunë ndërsa protestuesit dogjën dy kisha katolike, tha qeveria të hënën, shkuran France24.

Stacionet e policisë u sulmuan ndërsa autoritetet regjistruan 107 incidente të rënda në të gjithë vendin ndërsa dhuna vazhdoi brenda natës, u tha gazetarëve nënsekretari i ministrisë së brendshme Juan Francisco Galli.

Demonstrata erdhi vetëm një javë para se kilianët të votojnë në një referendum nëse do të zëvendësojnë kushtetutën e epokës së diktaturës – një nga kërkesat kryesore kur lëvizja protestuese filloi në tetor 2019.

Ngjarja paraprake

Certifikohet zgjedhja e presidentit të ri në Qipron Turke

Ngjarja e ardhëshme

Taravari e konfirmon se koalicioni ASH-AAA do të shkojë me VMRO në zgjedhjet lokale

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian