Policia arrestoi 7 persona në Shkup, ja për çka akuzohen

Ministria e Punëve të Brendhsme njofton se brenda tre ditëve (17-18-19 shkurt) policia ka kryer kontrolle në 18 objekte të gastronomisë në rajonin e Shkupit.

Gjatë kontrolleve janë arrestuar gjithsej shtatë persona.

“Janë arrestuar tre persona, tek të cilët është gjetur materie pluhur ndërsa ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal për vepër penale nga neni 215 i Kodit Penal.

Katër persona janë ndaluar për shkak se u janë gjetur thika dhe ndaj tyre do të ngrihet kallëzim sipas nenit 80 nga Ligji për Ar*mët”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Njerkat, pesë mitet dhe të pavërtetat që i shoqërojnë

Story i radhës

Bitcoin and Ethereum Try to Recover, SOL Gains Strength

Të fundit nga