Policët me dëshmi të ndryshme, ngrihet akuza për Kelmend Xhaferrin

As policët të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes kur ndodhi përplasja me armë nuk kanë mundur që të japin një version të saktë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Elbasan.

Burime të sigurta të syri, kanë bërë të ditur se punonjësit e policisë që kanë qenë në vendin e ngjarjes, kanë pasur dëshmi kontradiktore, disa prej tyre kanë thënë se kanë pasur armë zjarri, disa të tjerë e kanë mohuar që personat e implikuar kanë pasur armë.

Policia gjatë ditës së sotme do të ngrejë akuzën e ‘vrasjes në rrethana të tjera cilësuese’ për Arbër Paplekën, ndërkohë që ka shpallur në kërkim për të njëjtën akuzë, por të mbetur në tentativë për Kelmend Xhaferrin, pasi nga hetimet ka rezultuar se ka qëlluar me armë zjarri.

Xhaferri në kërkim edhe për armëmbajtje pa leje.

Nga ana tjetër mësohet se do ketë disa arrestime nga Policia në orët në vijim.

Ngjarja paraprake

Biden pritet ta njohë masakrën ndaj armenëve si gjenocid

Ngjarja e ardhëshme

Modriç si duket ka zgjedhur të parën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian