Pogba pritet të zyrtarizohet sot në Juventus

Paul Pogba do t’i bëjë testet mjekësore në Juventus në javën e parë të korrikut dhe agjenti i tij do të finalizojë detajet nesër, raporton Sky Sport Italia.

Sipas Gianluca Di Marzios, Pogba pritet në Torino për testet mjekësore nga 5 korriku deri më 8 korrik.

E enjtja do të jetë vendimtare për detajet përfundimtare të kontratës, pasi do të takohet me drejtorët e Bianconerëve për të nënshkruar dokumentet.

Duket se ka mbetur vetëm një çështje reale, nëse kontrata është për katër vjet ose për tre me një opsion për të vazhduar për një të katërt.

Pogba është një lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Manchester United dhe skadon më 30 qershor.

Është një rikthim në Allianz Stadium për francezin, i cili tashmë kishte veshur fanellën e Juventusit nga viti 2012 në 2016 deri në transferimin e tij prej 105 milionë euro te Manchester United.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Politika është mosbesim i organizuar nga lideri mashtrues

Story i radhës

Antony nuk ka dyshime, dëshiron ribashkimin me Ten Hag te Manchester United

Të fundit nga