Pogba planifikon të largohet si lojtar i lirë nga Manchester Unitedi

Largimi i Paul Pogbas nga Manchester Unitedi është i pashmangshëm, por mesfushori francez synon të largohet si lojtar i lirë.

Fituesi i Kupës së Botës është i lidhur me Djajtë e Kuq deri në vitin 2022, por palët nuk janë të interesuara ta rinovojnë marrëveshjen.

Pogba thuhet se synon të largohet më herët se përfundimi i kontratës dhe atë si lojtar i lirë.

Sipas mediumit The Athletic, Pogba tashmë po planifikon të prishë kontratën me klubin nga Old Trafford për t’u larguar pastaj.

Klubet e interesuara për francezin nuk janë të pakta, pasi është një listë e mbushur me gjigantë evropian.

Megjithatë, Real Madridi dhe Juventusi kanë më shumë gjasa sesa Paris Saint-Germain për nënshkrimin e Pogbas. 

Ngjarja paraprake

“Ethet” e pushtetit nga mejdani me opozitën

Ngjarja e ardhëshme

Mozzik shihet duke qarë në dokumentarin që do të publikohet nga Loredana

të fundit nga