Pogba: Janë emocione të papërshkrueshme kur ti fiton

Manchester United nuk ia doli të kualifikohej në finalen e EFL Cup mbrëmjen e djeshme, pasi u mposht 0-2 nga Manchester City. Mesfushori i “Djajve të Kuq”, Paul Pogba, pranon humbjen por deklaron se shokët e tij nuk duhen të zhgënjehen.

Në një intervistë për “MUTV”, ai e thekson se nuk është e lehtë të luash për United, por ekipi tashmë është në rrugën e duhur.

“Nuk ka kohë për t’u zhgënjyer nga kjo humbje sepse e dimë se ku jemi dhe kush jemi. Duhet të mësojmë nga këto ndeshje. Shpresojmë që ta kalojmë këtë moment dhe të bëhemi më të fortë. Të luash për Manchester United nuk është e lehtë, por është më e bukur kur fiton me këtë fanellë”, deklaron francezi pas humbjes.

“Janë emocione të papërshkrueshme kur ti fiton. Kjo është gjithçka që ne duam. Ky klub është ndërtuar mbi fitoret dhe këtë po përpiqemi dhe ne të bëjmë. Po përmiësohemi dhe jemi në drejtimin e duhur.

Në kampionat gjërat po shkojnë mirë, ndërsa këtu u eliminuam në gjysmëfinale. Këtu janë detajet që vendosin, por tashmë është momenti për të parë përpara, pasi na presin shumë ndeshje të rëndësishme”, përfundon Pogba.

Ngjarja paraprake

Ky është motivi i veprës “ARDHJA E PRINCËRVE” në kabinetin e GRUBIT

Ngjarja e ardhëshme

Lëshohet urdhërarrest kundër Trumpit për vrasje

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian