Pogba hap dyert për transferimin në PSG

Futbollisti i Man Unitedit, Paul Pogba, ka hapur derën për një transferim të mundshëm në PSG, ndërsa ka shprehur zhgënjimin e tij për situatën e tij në “Old Trafford”.

Francezi ka shprehur zhgënjimin e tij për situatën e tij te klubi anglez, ku shpesh i kërkohet të luajë në pozicione të ndryshme.

E ardhmja e Pogbas është e paqartë me kontratën e tij që do të skadojë në qershor dhe ende nuk është rënë dakord për një zgjatje.

PSG është konsideruar si destinacioni më i mundshëm për 29-vjeçarin nëse ai largohet nga Unitedi si lojtar i lirë dhe ai pranon se mundësia për t’u lidhur me disa nga kolegët e tij ndërkombëtarë në Parc des Princes ka një tërheqje të madhe.

I pyetur nëse e sheh veten duke u bashkuar me liderët e Ligue 1 PSG një ditë, Pogba tha për “Le Figaro”: “Pse jo? Është gjithmonë bukur të luash me shokët e skuadrës në kombëtare dhe klub.”

Pogba foli edhe për sezonin zhgënjyes 2021-22 në Manchester United.

“Duhet të jeni të sinqertë, pesë sezonet e fundit nuk më kanë kënaqur – në të vërtetë aspak.

“Këtë vit ka vdekur, ne nuk do të fitojmë asgjë. Qoftë me Manchester United apo në një klub tjetër, unë dua të fitoj trofe.”

Francezi shprehu gjithashtu zhgënjimin e tij për mënyrën se si është përdorur në “Old Trafford”, duke sugjeruar se ai nuk luhet në pozicionin e tij më të mirë te United.

“Është e thjeshtë me Francën, unë luaj dhe luaj në pozicionin tim – e di rolin tim dhe ndjej besimin e trajnerit dhe lojtarëve”, tha ai.

“Është normale të ndjesh një ndryshim në Manchester United, sepse është e vështirë të jesh i qëndrueshëm kur shpesh ke një ndryshim në pozicionin tënd, në sistemin e ekipit ose në partnerët e tu.

“Unë shkoj shumë mirë me [trajnerin e Francës, Didier Deschamps], ai më dha një rol që e di, por në Manchester United a kam vërtet një rol? E bëj pyetjen, por nuk kam përgjigje”, përfundoi ai.

Pogba, këtë sezon për “Djajt e Kuq” ka bërë 16 paraqitje duke shënuar 1 gol dhe dhuruar 9 asistime.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ramazani po afrohet, në këtë fshat koha e iftarit do të lajmërohet me krisjen e topit

Story i radhës

Pentagoni: Ukraina po mbrohet me shumë zgjuarsi

Të fundit nga