Pogba do të largohet nga Manchester United

Paul Pogba do të ndërrojë ambient gjatë merkatos së verës.

Mesfushori francez pritet të largohet nga ‘Old Trafford’ dhe shumë skuadra tashmë kanë treguar interesim për të.

Sipas raportimeve të ‘Sky Sports’, janë tri skuadra që kanë treguar interesim të shtuar për shërbimet e lojtarit.

Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Juventus janë duke monitoruar situatën e Pogba.

Lojtari lidhej edhe me një kalim të mundshëm te Manchester City, por këto zëra u hodhën poshtë shumë shpejtë.

Mbetet të shihet se kush do ta fitojë garën për shërbimet e yllit francez.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MMJPH: Laboratori Qendror për mjedisin jetësor ka zgjeruar akreditimin e tij me 5 metoda të reja

Story i radhës

Tinder padit Google në gjykatë për cenim të konkurrencës

Të fundit nga