​Podujeva bëhet me Qendrën e parë të Karrierës

Sot gjatë ditës është inauguruar Qendra e Parë e Karrierës në Podujevë, në Institucionin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional “Fan S. Noli”.

Në ceremoninë e përurimit të kësaj Qendre morën pjesë, kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, drejtori i Arsimit, Avni Fetahu, drejtori i IAAP-së, Fatmir Emini dhe menaxherja e projektit nga Ambasada e Zvicrës, Albina Berisha.

Kryetari Bulliqi, tha se “Është një moment i rëndësishëm për të gjithë ne, pasi që Qendra e Karrierës do të ndihmojë nxënësit tanë për orientimin e tyre në karrierë duke vë në pah talentin dhe potencialin e tyre, e për të cilin si institucione e si shkolla po angazhohemi përditë për t’i vendos në sipërfaqe talentet dhe për t’i zhvilluar ato”.

Ndërsa, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e falënderoi Komunën e Podujevës, Ambasadën e Zvicrës në Kosovë dhe bashkëfinancueit e tjerë të që kanë mundësuar themelimin e Qendrës për Karrierë, duke u shprehur shumë e kënaqur për investimin që është bërë, duke theksuar se kjo qendër është e rëndësishme për të ardhmen e nxënësve për aftësimin e tyre profesional.

Fjalë rasti mbajtën edhe menaxherja e projektit nga Ambasada e Zvicrës, Albina Berisha dhe drejtori i IAAP-së, Fatmir Emini.

Ky projekt është realizuar falë memorandumit për bashkëpunim nga Komuna e Podujevës me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), me Ambasadën e Zvicrës dhe përfaqësuesit e Projektit Rritja e Punësimit për të Rinj (EYE).

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shkupi solidarizohet me të sëmurët me tuberkulozë. Ura e Gurit ndriçohet me të kuqe

Story i radhës

Ethet e orëve të fundit, pse Rama “dogji” 8 kryebashkiakë

Të fundit nga

​Ngjarjet e datës 24 prill

UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së, Lipjan, ora 09:00)