​Pochettino: Pyeteni Mbappen për të ardhmen e tij

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, ka kërkuar që ta pyesin Kylian Mbappen për të ardhmen e tij në klub.

23-vjeçari po përfundon muajt e fundit të kontratës së tij me “Parisiens” dhe është ende i lidhur me një transferim te Real Madridi si lojtar i lirë në fund të sezonit.

Mbappe ka lënë të kuptohet për një qëndrim të mundshëm afatshkurtër në PSG për të thyer rekordin e golave të të gjitha kohërave të Edinson Cavanit për klubin, dhe Pochettino shpreson që sulmuesi të qëndrojë në kryeqytetin francez për një kohë të gjatë.

Duke folur për shtypin përpara ndeshjes së dytë të fazës 1/16-tës së Ligës së Kampionëve të mërkurën me Real Madridin, Pochettino tha:

“Unë e kuptoj nevojën e mediave për të pasur lajme për një prej lojtarëve më të mirë në botë. Por ai është lojtari ynë dhe shpresojmë se do të jetë për një kohë të gjatë. Ai tashmë deklaroi se nuk ishte koha për të marrë një vendim dhe le të presim që ai të bëjë një deklaratë tjetër. Pyeteni dhe dëgjojeni atë”, ka thënë Pochettino.

Ai shtoi se ka shumë spekulime rreth të ardhmes së lojtarit por ai është shumë i përqëdruar te e tashmja dhe se kjo është një cilësi shumë e rëndësishme e tij.

“Gjithçka tjetër është hamendje e gjërave që mund të jenë shumë larg realitetit. Mbappe jeton në të tashmen, ai është i përfshirë në atë që bën dhe kjo është një cilësi e rëndësishme që ai ka si qenie njerëzore”, thekspo trajneri i PSG-së.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

ASH: Të ulen akcizat dhe TVSH për karburantet

Story i radhës

Me rrahjet e zemrës së bebit si kolonë zanore, Dojna Mema jep lajmin e bukur: Ajo dhe Vlashenti do bëhen prindër

Të fundit nga