Pochettino do të zyrtarizohet si trajneri i ri i PSG

Maurizio Pochettino do të jetë trajneri i ri i PSG, ai do të zyrtarizohet pasi raportohet se ka nënshkruar kontratën me klubin parisien.

Maurizio Pochettino dhe Paris Saint-Germain kanë arritur marrëveshje dhe tani nga momenti në moment, pritet zyrtarizimi i argjentinasit në krye të klubit parisien.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Pochettino pas pushimeve të fundvitit në Londër, do të vijë në Paris ku pritet zyrtarizimi i tij si trajneri i PSG-së.

Ai ka nënshkruar kontratën ditë më parë dhe tani mbetet vetëm zyrtarizimi, objektivi i tij i parë do të jetë bindja e Kilyan Mbappe të qëndrojë në klub.

Ngjarja paraprake

Gënjeshtrat që burrat i thonë gjithmonë dhe që gratë i besojnë

Ngjarja e ardhëshme

Bulliqi pas vdekjes së Smakës: Kam mësuar shumë prej tij

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian