Po vazhdon rritja e rasteve në Francë

Muaji i radhës do të jetë “ferr” për sistemin spitalor francez për shkak të valës së tretë të pandemisë Covid-19.

Sipas Reuters, Franca pa një rritje të numrit të të shtruarve në njësitë e kujdesit intensiv me COVID-19, ku vetëm ditën e djeshme janë regjistruar 4,634 të shtruar, treguan të dhënat e ministrisë së shëndetësisë.

“Ende kemi disa javë të vështira përpara”– tha sot Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin.

Franca renditet ndër vendet e para në Europë përsa i përket numrit të infektuarve, ku që nga fillimi i pandemisë shënon 4,3 milion raste me koronavirus dhe 92 mijë viktima. Për sa i përket vaksinimit deri më tani rreth 2,5 milion njerëz janë vaksinuar plotësisht dhe gati 11 milion kanë marrë të paktën një dozë.

Ngjarja paraprake

Ema Uka tregon format e trupit në fotografitë e reja me bikini

Ngjarja e ardhëshme

Plagoset minatori 31 vjeçar në galeritë e Bulqizës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian