po riparonte defektin nderron jete elektricisti ne elbasan 654f7c7226500

Po riparonte defektin, ndërron jetë elektricisti në Elbasan

November 11, 2023
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një fshat të Elbasanit, ku një elektricist, Ali Toromani, 62 vjeç ka humbur jetën gjatë kohës që po punonte për riparimin e një defekti në fshatin Muçan të Elbasanit.

Gjatë kësaj fundjave fshati Muçan i Elbasanit kishte mbetur pa energji elektrike për shkak të motit të keq me reshje të dendura.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 12:45, shtetasi A. T., rreth 62 vjeç, banues në Elbasan, me profesion elektricist, dyshohet se aksidentalisht gjatë punës për riparimin e një defekti në një kabinë elektrike, në fshatin Muçan, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

riad nis samiti i perbashket i liges arabe dhe obi se per zhvillimet ne gaza 654f7b878abdf
Story i mëparshëm

Riad, nis samiti i përbashkët i Ligës Arabe dhe OBI-së për zhvillimet në Gaza

kdi pavaresisht nderrimit te qeverive kosova po ballafaqohet me probleme te perseritura 654f7e5318bea
Story i radhës

KDI: Pavarësisht ndërrimit të qeverive, Kosova po ballafaqohet me probleme të përsëritura

Të fundit nga

ShkoLartë