Po punonte në TC Kosova A, rrëzohet nga lartësia një punëtor i KEK-ut – dërgohet në QKUK

Edhe pse rastet e lëndimeve të punëtorëve në vendet e punës nuk janë të rralla, kushtet nëpër kompani po vazhdojnë të jenë të këqija, e ku prej të cilave po pësojnë më së shumti punëtorët.

Një rast i tillë ka ndodhur në Korporaten Energjetike të Kosovës, ku një punëtor është lënduar derisa ishte duke punuar në Termocentralin Kosova A.

Burimet e medias bëjnë të ditur se 48-vjeçari është rrëzuar nga një lartësi nga vendi ku po punonte.

Për pasojë, ai ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për t’u trajtuar.

Lidhur me këtë rast, Sinjali mëson se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

PSG përfiton nga “trazirat” tek Bayern Munich, francezët “piketojnë” Lucas Hernandez

Story i radhës

Salianji, Bushatit të PS: Nuk të lë të flas, jeni hajdutë zgjedhjesh

Të fundit nga