Po punonte me traktor, shqiptari në Kosovë goditet nga rrufeja

Një person ka vdekur pasi është goditur nga rrufeja në orët e vona të së enjtes. Gazeta Express shkruan se  lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Një person ka vdekur pasi është goditur nga rrufeja. Viktima R.V., 55-vjeçar ka qenë me traktor duke mbledhur sanë, në momentin që rrufeja e goditi. Fqinjët e tij intervenuan duke ia dhënë ndihmën e parë, edhe pse gjendja e tij ishte shumë e rëndë. I njëjti u dërgua në spital, por përkundër përpjekjeve të mjekëve, 55-vjeçari ndërroi jetë,” ka thënë ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lufta është brenda nesh

Story i radhës

Rrëfimi i 19 vjeçarit: Bëj seks me drejtoreshën e spitalit ku punoj, por ajo kërkon …

Të fundit nga