Po ndiqej nga policia, avionit me kokainë i mbaron karburanti dhe rrëzohet – vdesin dy persona

Pas një ndjekje të autoriteteve policore, një avion që mbante gati gjysmë ton kokainë u rrëzua në Meksikën qendrore.

Si pasojë e përplasjes fatale humbën jetën dy persona.

Ministria e Mbrojtjes së Meksikës tha se helikopterët ushtarakë meksikanë pikasën aeroplanin në hapësirën ajrore meksikane dhe e ndoqën atë për qindra milje derisa atij i mbaroi karburantit dhe u përplas në Botija, Queretaro, të hënën.

Aeroplani ishte i ngarkuar me rreth 400 kilogramë kokainë, shkruan CNN.

Në muajt e fundit një numër avionësh biznesi janë rrëzuar ose janë braktisur në Amerikën Qendrore dhe Meksikën Jugore, të cilat dyshohet se funksiononin për kontrabandën e drogës.

Rrëzimi i së hënës erdhi më pak se dy javë pasi një avion biznesi i raportuar i vjedhur në Meksikë u rrëzua në një xhungël të Guatemalës, duke lënë të vrarë dy burra pranë një sasie të drogës dhe armëve në bord. Ky aeroplan kishte bërë një udhëtim misterioz në Venezuelë.

Ngjarja paraprake

Spiropali bën deklaratën e papritur: Meta ishte i dehur, më erdhi keq për gjendjen e tij

Ngjarja e ardhëshme

Zeneli shpërthen në lot

të fundit nga