Po kulloste bagëtitë me nipin, hipopotami shtyp pë vdekje 81 vjeçarin

Një 81 vjeçar është shkelur për vdekje nga një hipopotam në një fshat në Zimbabve, në provinën Masvingo.

Langson Svondero ishte duke kullotur bagëti me nipin e tij të hënën kur hipopotami u shfaq aty papritur.

Policia vendase ka bërë me dije se nipi i tij ka bërtitur kur ka parë kafshën e egër, por ishte tepër vonë pasi hipopotami e kafshoi në këmbë të moshuarin, i cili nuk mundi të arratisej.

Hipopotami e ka shkelur viktimën duke i shkaktuar vdekjen.

Mësohet se kafsha e egër mund të ketë ardhur në fshat nga lumi Chiredzi aty pranë.

Ngjarja paraprake

Habit gazetari italian

Ngjarja e ardhëshme

Solidariteti ndërfetar, Skëndaj: Përmirësojmë dialogun midis grupeve të ndryshme fetare

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian