Po e pret krahëhapur, nipi që u nxor nga kampi famëkeq: Dajë nesër do të bashkohemi prapë

Një prej fëmijëve të shpëtuar ditën e sotme nga kampi “Al Hol” është djali i vogël i familjes Dumani, Endri Dumani, ndërsa ende nuk dihet asgjë për fatin e motrës së tij Eva Dumani.

Daja i Endrit, Xhetan Ndregjoni nuk u dorëzua së kërkuari nga shteti që të nxirrte nipin dhe mbesën nga kampi i ferrit. Mbrëmjen e sotme në prani të kryeministrit, Endri Dumani kishte një mesazh për dajën e tij “Dajë do të shihemi nesër dhe do të bashkohemi prapë”.

Përpos gëzimit për djalin, familja Dumani tani është e shqetësuar për Evën, të cilës do t’i duhet të vijojë të qëndrojë në ferrin sirian. Endri dhe Eva Dumani u dërguan në Siri nga babai i tyre Shkëlzen Dumani në vitin 2014, i cili mbeti i vrarë duke luftuar në krah të grupeve xhihadiste.

Ngjarja paraprake

Milani dhe Roma me disa mungesa në derbin e Serie A – formacionet zyrtare

Ngjarja e ardhëshme

Ndotja dhe era e rëndë “helmojnë” Shkupin, qytetarët kërkojnë zgjidhje

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian