Po digjnin barishtet, zjarri del jashtë jashtë kontrollit në Shëngjin

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të mërkurë në bregdetin e Shëngjinit.

Banorë po digjnin barishtet, kur zjarri ka dalë jashtë kontrollit për shkak të erës së fortë.

Flakët rrezikojnë një biznese dhe disa automjete të parkuara pranë tij.

Përveç zjarrfikëses, edhe qytetarët janë mobilizuar për neutralizimin e flakëve, që po përhapen me shpejtësi.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Plani operativ për punësim – 1,8 miliardë denarë, përfshin rreth 15.000 persona

Story i radhës

​Gjermania shqyrton pezullimin e mbylljes së termocentraleve me qymyr

Të fundit nga