po benin gara policia ne gjilan gjobit dy shofere me nga 400 euro ua merr edhe lejen per gati nje vit 678e5a20dc6de

Po bënin gara, policia në Gjilan gjobit dy shoferë me nga 400 euro, ua merr edhe lejën për gati një vit

January 20, 2025
1 minut lexim

Policia në Gjilan ka shqiptuar dy gjoba nga 400 euro për dy shoferë për shkak se po zhvillonin gara të shpejtësisë. Atyre gjithashtu u janë shqiptuar nga katër pikë negative si dhe u është marrë leja për nga 10 muaj. Gjithashtu, në komunikatë thuhet se policia ka shqiptuar edhe 12 gjoba gjatë vikendit, pasi kishte hasur në shoferë që drejtonin veturën nën ndikim të alkoolit, kishin bërë tejkalim në vijë të plotë dhe tejkalim të shpejtësisë së kufizuar.

Komunikata:

Policia e Kosovës vazhdon me masa parandalimi për aksidente dhe kundërvajtje në trafikun rrugor                                                                                                                                             
Njësite Patrulluese dhe Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë nëGjilan në disa raste të ndara gjatë vikendit kanë shqiptuar dy gjoba në vlerë prej katërqind (400) euro, katër (4) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej dhjetë (10) muaj ndaj dy kundërvajtësve të cilët janë hasur duke bërë gara shpejtësie me automjete.

Po ashtu gjatë vikendit janë shqiptuar edhe dymbëdhjetë (12) gjoba kundërvajtëse dhe masa e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dymbëdhjetë (12) kundërvajtëse të cilët gjatë kontrollit janë hasur duke: drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, tejkalim në vijë të plotë, tejkalim i shpejtësisë së kufizuar të lëvizjes e kundërvajtje të tjera të parapara me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin gjatë vozitjes, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës!

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

opozitari serb vuciq nuk duhet te shqetesohet per jeten e tij por ai nuk do ti shpetoje burgut 678e596e962fa
Story i mëparshëm

​Opozitari serb: Vuçiq nuk duhet të shqetësohet për jetën e tij, por ai nuk do t’i shpëtojë burgut

dalin pamjet kur jozi godet gjestin me shuplake 678e5b4e6a1ae
Story i radhës

Dalin pamjet kur Jozi godet Gjestin me shuplakë

Të fundit nga

Sot varroset gazetari Faton Osmani

Gazetari Faton Osmani, i cili ndërroi jetë të martën në moshën 49 vjeçare, do të varroset sot. Në njoftimin mortor nga familja e gazetarit bëhet e ditur se Osmani do të varroset
ShkoLartë