plumba mbi makinen e ish sulmuesit te romes dhe torinos 64e0ef27c19db

Plumba mbi makinën e ish-sulmuesit të Romës dhe Torinos

August 19, 2023
1 minut lexim

Aventurë e pakëndshme për Iago Falkue.

Futbollisti spanjoll, me një të kaluar në shumë klube të Serisë A, mes të cilave Roma apo Torino, është bërë objektiv i një atentati me armë zjarri në Kolumbi, ku ai është pjesë e klubit të Amerika De Kali.

Mediat kolumbiane raportojnë se në natën e të premtes, persona të maskuar mbi një motor, kanë qëlluar me armë zjarri drejt automjetit të tij, teksa po dilte nga qendra e klubit në Kaskahal.

Policia nuk ka identifikuar ende autorët, ndërsa raportohet se tre plumba kanë goditur automjetin, për fat pa lënë viktima apo të plagosur.

Mediat raportojnë se Iago Falkue nuk ishte në makinë, ashtu si i biri i tij i cili e shoqëron në çdo stërvitje me skuadrën. Në automjet ishte vetëm shoferi i sulmuesit, i cili për fat ka kaluar gjithçka pa pasoja.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

mickoski na kane imponuar konteste artificiale me fqinjet tane kerkojme garanci per identitetin dhe pako socio ekonomike nga be 64e0ed844fe37
Story i mëparshëm

Mickoski: Na kanë imponuar konteste artificiale me fqinjët tanë! Kërkojmë garanci për identitetin dhe pako socio-ekonomike nga BE

shumica derrmuese e gjermaneve duan nje qeveri te re 64e0f0ce2db77
Story i radhës

Shumica dërrmuese e gjermanëve duan një qeveri të re

Të fundit nga

ShkoLartë