Plori: Duam gjysmëfinalet e Kupës!

Vendin e Thomas Brdaric te Vllaznia në konferencën për shtyp para ndeshjes çerekfinale ndaj Korabit në Kupën e Shqipërisë, e mori zëvendësi i trajnerit gjerman, shkodrani Elvis Plori i cili foli për momentin e vështirë që po kalojnë kuqeblutë, për kundërshtarin e radhës dhe atë çfarë i ka munguar Vllaznisë në ndeshjet e fundit, duke i bërë një analizë gjëndjes së ekipit.

“Situata e krijuar pas ndeshjeve të fundit kuptohet që na ka mërzitur të gjithëve. Ne e prisnim që do të kishim momente jo të mira, por nuk prisnim që do të zgjaste kaq shumë. Kemi besim se do ia dalim të rikthehemi sërish aty ku ishim ngaqë është i njëjti grup lojtarësh, është i njëjti staf teknik. I kemi premtuar drejtuesve të klubit se do ta ndryshojmë këtë gjëndje sepse këtë e bazojmë tek puna që bëjme çdo ditë në stërvitje.

Po vlerësojmë maksimalisht çdo kundërshtar dhe këtë gjë po bëjmë edhe për Korabin. Vërtet, ai vjen nga Kategoria e Parë, por të mos harrojmë se ka eliminuar Tiranën në Kupë”.

“Edhe në Shkodër do të vijnë me objektivat e veta, por edhe ne e kemi të qartë se çfarë duhet të bëjmë. Nuk ka asnjë shenjë nënvlerësimi për këtë takim, përkundrazi do ta shohim si mundësi e daljes nga gjendja ku ndodhemi. Kualifikimi nesër do të na ndihmonte për këtë gjë, e për të menduar pastaj disi më të qetë për sfidën e kampionatit me Kastriotin”.

“Por për të fituar ndaj Korabit na duhet të rregullojmë diçka në sulm sepse në këto ndeshjet e fundit na ka munguar njeriu që e shtyn topin në rrjetë. Shpresoj që nesër të bëjmë zgjedhjen e duhur dhe të jemi në gjysmëfinale e cila më pas do të jetë një mundësi e mirë për ta fituar edhe këtë trofe sepse do të ishte diçka e bukur për Vllazninë dhe Shkodrën”, u shpreh Plori.

Ngjarja paraprake

A do të penalizohen mësuesit që refuzojnë vaksinën AstraZeneca? Flet drejtoresha e Zyrës Arsimore

Ngjarja e ardhëshme

RMV/ 116 persona janë infektuar për herë të dytë me Covid-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian