plas kaosi te rivalet e shqiperise 64bd536d8938c

Plas kaosi te rivalët e Shqipërisë

July 23, 2023
1 minut lexim

Shqipëria do të luajë një ndeshje vendimtare ndaj Polonisë në muajin shtator në kualifikueset e Euro 2024 dhe duket se rivalët kryesorë të kuqezinjve, me të cilët jemi në garë për një nag dy vendet e para që të çojnë në Gjermani, po kalojnë një situatë shumë kaotike.

Sikur të mos mjaftonte mungesa e rezultateve, tani është përhapur lajmi se trajneri Fernando Santos është gati t’u japë lamtumirën polakëve për të pranuar një ofertë në Arabinë Saudite.

Tekniku portugez mori drejtimin e Polonisë në shkurt  dhe deri tani gjërat nuk kanë shkuar mirë, me një humbje përballë Moldavisë që ka bërë shumë bujë e ka shkaktuar pakënaqësi për zgjedhjet e tij.

Një natë më parë, mediat në Arabinë Saudite publikuan lajmin se ai do të pranojë ofertën e Al Shabab dhe se është gati të mbyllë edhe me penalitet marrëveshjen me Federatën Polake që tani. Kjo e fundit, sot doli me një komunikatë të shkurtër në rrjetet sociale, duke përgënjeshtruar pjesërisht largimin e Fernado Santos.

“Trajneri është aktualisht me pushime.

Një javë më parë ai ishte në Poloni për të ndjekur Superkupën mes Rakov dhe Legia dhe nuk kishte sinjale nga ai për ndryshimin e planeve të tij profesionale”, shkruhej në njoftimin e Federatës e cila qartësisht nuk përjashtonte mundësinë e largimit të trajnerit.

Sipas mediave polake, që me përhapjen e këtij lajmi, Fernando Santos nuk i ka hapur telefonin drejtuesve të Federatës që kërkonin sqarime për lajmet e përhapura në Arabinë Saudite.

Situatë që shton edhe më shumë kaosin te Polonia e që padyshim bën më të favorshme situatën për kuqezinjtë e Silvinjos para sfidës së 10 shtatorit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

shushnica beogradi kidnapoi jeten e serbeve te kosoves i izoloi nga normaliteti 64bd5203cc69a
Story i mëparshëm

​Shushnica: Beogradi kidnapoi jetën e serbëve të Kosovës, i izoloi nga normaliteti

konsumatori ne prishtine kapet duke i vjedhur ujin fqinjit mergimtar 64bd5374723de
Story i radhës

Konsumatori në Prishtinë kapet duke i vjedhur ujin fqinjit mërgimtar

Të fundit nga

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

Mbrëmë, në një tubim madhështor në Haraçinë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmbylli takimet mobilizuese të partisë me një fjalim të mbushur me mesazhe të qarta për barazi, partneritet,
ShkoLartë