Plagosje me armë zjarri në Kavajë, pas sherrit 34-vjeçari nxjerr pistoletën dhe…

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesnatën e kaluar në Kavajë.

Policia njofton se është plagosur në këmbë shtetasi Sh. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 00:30, në lagjen nr.5, Kavajë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. S., 34 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Sh. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon kontrolli  i zonës nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, për kapjen e shtetasit E. S.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja paraprake

Danimarka ndërpret krejtësisht vaksinën AstraZeneca

Ngjarja e ardhëshme

Justin Bieber flet për momentin kur droga sa nuk i mori jetën thotë se rojet i kontrolluan pulsin për tu siguruar se ishte gjallë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian