Plagosi me thikë një person, arrestohet 19-vjeçari në Korçë

Një 19-vjeçar është vënë në pranga, pasi më 15.11.2022 ka plagosur një person.

I riu me iniciale R. I., banues në Korçë, plagosi një 27-vjeçar pas konfliktit të çastit në lagjen nr. 15.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 15.12.2022, i ka caktuar 19-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Conte do t’i pushojë yjet që luajtën në Botëror

Story i radhës

Mediat serbe: Putini është i gatshëm të ndalojë luftën në Ukrainë

Të fundit nga