Plagosi me thikë 3 persona dhe kanosi një femër, arrestohet 21-vjeçari

Policia e Krujës ka vënë në pranga një 21-vjeçar i cili kishte plagosur 3 persona me thikë.

Ky person ka plagosur për motive të dobëta këta 3 persona, si dhe ka kanosur shtetasen R. Sh.,  për t’i marrë një sasi vlere monetare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë ndaluan për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”,  “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasin e shpallur në kërkim B. Sh., 21 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Krujë.

Ky shtetas, më datë 27.08.2021, ka plagosur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë) shtetasit B. V., D. V. dhe M. V. Gjithashtu, ky shtetas, më datë 10.09.2021 dyshohet se ka kanosur shtetasen R. Sh.,  për t’i marrë një sasi vlere monetare.” – njofton policia.  

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Italia regjistron mbi 4,500 të infektuar me koronavirus dhe 66 humbje jete në 24 orë

Ngjarja e ardhëshme

Juventusi i zhytur në borxhe

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian