Plagoset një ushtar izraelit nga të shtënat aksidentale nga Egjipti

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se një ushtar izraelit i cili patrullonte rreth kufirit me Egjiptin u plagos nga plumbat aksidentale nga brendia territoriale e Egjiptit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtria në deklaratën e saj thekson se ushtari u plagos lehtë nga zjarri aksidental nga brendia e Egjiptit.

Autoritetet egjiptiane nuk kanë bërë asnjë koment rreth pretendimeve.

Ky është incidenti i dytë këtë muaj pasi ushtria izraelite njoftoi se më 13 shkurt një ushtar u godit nga plumbat aksidentale afër kufirit me Egjiptin.

Ushtria izraelite tha se ushtari ishte plagosur në një shkëmbim zjarri midis forcave të sigurisë egjiptiane dhe trafikantëve të drogës pranë kufirit.



. .

Ngjarja paraprake

Stones më i miri: City 2-1 West Ham, notat e lojtarëve

Ngjarja e ardhëshme

“Mos i ngjani”, Lediana ‘thumbon’ publikisht Mevlanin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian