Plagosën me armë zjarri nënë e bir pas sherrit për një vend parkimi, policia arreston dy vëllezërit

Policia e Durrësit ka arrestuar Erges Juban, të vëllanë e autorit që plagosi nënë e bir në lagjen 12 të qytetit bregdetar pas sherrit për një vend parkimi.

Arrestimi i tij u bë në një fshat të Peqinit, pasi Erges Juba ishte gjithashtu i pranishëm gjatë sherrit mes të vëllait të tij Zyber Juba, 30 vjeç dhe Flamur Çerma, 23 vjeç, duke u paleshur fizikisht me 23-vjeçarin.

Gjatë mbrëmjes së sotme Zyber Juba ka plagosur me armë zjarri në këmbë Flamur Çerma, 23 vjeç dhe nënën e tij Valbona Çerma, 51 vjeçe.

Ja pamjet:

Image
Ngjarja paraprake

Blinken: SHBA të shqetësuara nga arrestimi i kreut të opozitës gjeorgjiane

Ngjarja e ardhëshme

Secila prej nusepashkave ka nga një mesazh. Merrni tuajin

të fundit nga