plagosen kusheririn me arme zjarri per tokat arrestohen dy vellezerit ne kukes 64bcfb50c2a54

Plagosën kushëririn me armë zjarri për tokat, arrestohen dy vëllezërit në Kukës

July 23, 2023
1 minut lexim

Dy vëllezërit të cilët plagosën dje me armë zjarri kushëririn e tyre për çështje pronësie janë kapur nga policia.

Në pranga kanë rënë V. M., 48 vjeç dhe Xh. M., 51 vjeç, banues në Shtiqen, të cilët bashkë me vëllanë tjetër të shpallur në kërkim, qëlluan me armë zjarri duke plagosur kushëririn e tyre, G.M.

Tre vëllezërit janë konfliktuar për motive pronësie, me kushërinjtë e tyre, shtetasit S. M., B. M. dhe nipin e tyre, shtetasin G. M.  Gjatë konfliktit, tre vëllezërit kanë shkatërruar me mjete të forta zetorin e shtetasit S. M.

Xh. M. Plagosi me armë zjarri në këmbë, shtetasin G. M., si dhe kanosi shtetasin S. M.

Shtetasi i shpallur në kërkim A. M. dyshohet se ka qëlluar me çifte dhe ka goditur me shkop bejzbolli, shtetasin B. M.  Shtetasit e dëmtuar janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me paremendim” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

bebe rexha shfaqet per here te pare qe pas ndarjes nga i dashuri keyan safyari 64bcfb4d9b373
Story i mëparshëm

Bebe Rexha shfaqet për herë të parë që pas ndarjes nga i dashuri, Keyan Safyari

shokon sinani kuvendi i presheves mbajti seance ne menyre tinezare per ti zgjatur jeten politike ketij politikani 64bcfd9f67753
Story i radhës

“Shokon” Sinani: Kuvendi i Preshevës mbajti seancë në mënyrë tinëzare për t’i zgjatur jetën politike këtij politikani

Të fundit nga

A ka filluar largimi i mbeturinave në kryeqytet?

Në Komunën e Prishtinës ka filluar që të largohen mbeturinat pasi që ndërmarrja Pastrimi kishte ndaluar operimin në grumbullimin e tyre. Drejtori i Shërbimeve Publike, i ftuar në tëvë1 theksoi se nuk

​Përmbytje në Turqinë jugore

Shirat e dendur shkaktuan përmbytje të shpejta në provincën jugore Osmaniye të Turqisë, duke përfshirë automjete të shumta në një përrua të tej mbushur, sipas zyrtarëve lokalë. Reshjet intensive filluan rreth mesditës

Dabiqaj vazhdon me Dritën

Mesfushori Albert Dabiqaj ka vazhduar kontratën me kampionin Dritën e Gjilanit. Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e kampionit të ri. “Mesfsuhori do të jetë aty. Klubi jonë, FC Drita ju
ShkoLartë