Plagosen 16 palestinezë nga ushtria izraelite

Të paktën 16 palestinezë u plagosën sot tkur forcat Izraelite qëlluan me plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestat në Bregun Perëndimor të okupuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Dëshmitarët okularë thonë se protesta u mbajt kundër vendbanimeve izraelite në Deir Jarir, në qytetit Ramallah.

Ushtria izraelite përdori një dron për të hedhur dhjetëra bombola të gazit lotsjellës mbi protestuesit.

Më 23 dhjetor, kolonët filluan krijimin e një vendbanimi në zonën malore Sharafat në fshatin Deir Jarir duke instaluar pajisje dhe çadra në majë të malit nën mbrojtjen e ushtrisë izraelite.

Më shumë se 400 mijë kolonë hebrenj aktualisht jetojnë në më shumë se 250 vendbanime të paligjshme në Bregun Perëndimor të okupuar.

Ligji ndërkombëtar i konsideron Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor si “territore të okupuara”, ndërsa të gjitha veprimtaritë e ndërtimit të vendbanimeve hebraike atje i konsideron si të paligjshme.



. .

Ngjarja paraprake

Kovid 19 RMV/ 7 të vdekur, 414 raste të reja.Shërohen 496 pacientë

Ngjarja e ardhëshme

​Policia: Festa e fund vitit kaloi e qetë dhe pa incidente madhore

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian