pjetershani shndrit ne festat e fundvitit fshati i dritave mirepret vizitoret 674cdfa901d4f

Pjetërshani shndrit në festat e fundvitit: Fshati i dritave mirëpret vizitorët

December 2, 2024
1 minut lexim

Si çdo fundvit, banorët e fshatit Pjetërshan të Gjakovës janë bashkuar për të krijuar një atmosferë të mrekullueshme festive, duke ndriçuar dhe zbukuruar oborrin e Kishës Shën Jozefi dhe një pjesë të fshatit.

Në mënyrë të organizuar, banorët kanë mbledhur fonde për të siguruar dekorimet e nevojshme, duke e kthyer fshatin në një destinacion përrallor për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.

Me pemë të zbukuruara dhe drita që ndriçojnë çdo kënd, Kisha Shën Jozefi ka hapur dyert për banorët dhe vizitorët, të cilët po shijojnë atmosferën e ngrohtë dhe magjepsëse të këtij sezoni.

Dritat e Krishtlindjes në Pjetërshan shpërthejnë si yje, duke ndezur njëra-tjetrën dhe duke krijuar një pamje të paharrueshme.

Ky ndriçim i veçantë nuk është vetëm simbol i festave, por edhe dëshmi e bashkëpunimit dhe përkushtimit të komunitetit.

Të gjithë shqiptarët ndjehen të mirëseardhur për ta vizituar Pjetërshanin dhe për të shijuar këtë pamje përrallore të fshatit të dritave të Krishtlindjes!

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

valon berisha asiston ne humbjen e lask ut 674cdb378f25e
Story i mëparshëm

Valon Berisha asiston në humbjen e LASK-ut

fantazia e cmendur e nje gruaje kenaqem kur partneri im me 674ce0998a0a1
Story i radhës

Fantazia e “çmendur” e një gruaje: Kënaqem kur partneri im më..

Të fundit nga

Filloi testimi i 300 specializantëve për punësim

2 Shkup, 30 prill – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski pasditen sotme u dëshiroi sukses dhe fat, specializantëve para fillimit të testimit të
ShkoLartë