Pjesëmarrje rekord e ulët në zgjedhjet rajonale në Francë

Një normë prej 68 përqind e popullsisë nuk votuan në zgjedhje rajonale në Francë.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen u përballën me pengesa, pasi partitë e tyre dolën dobët në zgjedhjet që kishin pjesëmarrjen më të ulët historikisht, raporton Reuters.

La République En Marche, e Macron fitoi 10.9% të votave dhe Rally Kombëtare e ekstremit të djathtë, e udhëhequr nga Le Pen, fitoi 19.1%. Rezultate më e ulëta se sa pritej, sipas sondazheve. Kurse partia e krahut të djathtë Les Republicains doli më mirë dhe fitoi 29.3% të votave.

Zgjedhjet rajonale po vëzhgohen nga afër për të parë preferencat e votuesve përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm. Sidoqoftë, duke pasur parasysh pjesëmarrjen e ulët të votuesve, ekspertët politikë thonë se është e vështirë të nxjerrësh konkluzione në këtë fazë.

Të hënën, Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, e përshkroi rezultatet si dështim, megjithëse shtoi se ishte shumë shpejt për të nxjerrë konkluzione për votimin presidencial të vitit 2022.

“Demokraci do të thotë të humbasësh ndonjëherë zgjedhjet. Shumica presidenciale u përball me një pengesë të rëndësishme … le të mos nxjerrim përfundime të shpejta në lidhje me zgjedhjet presidenciale,” i tha ai televizionit France 2.

Darmanin gjithashtu shpjegoi që pjesëmarrja rekord e ulët e së dielës ishte një disfatë për të gjithë.

“Abstenimi është një mesazh. Populli francez po u thotë politikanëve se nuk u besojnë atyre. Askush nuk mund të jetë i lumtur kur ka 70% abstenim, duke u rritur në mbi 80% te të rinjtë,”. shtoi ai.

Një raund i dytë i zgjedhjeve rajonale do të mbahet më 27 qershor.

Ngjarja paraprake

Rudina Hajdari thotë se Basha e dëboi, por lë të hapur rikthimin në PD

Ngjarja e ardhëshme

LAJMI I FUNDIT: Zvicra kualifikohet në fazën e eliminimit direkt

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian