Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro janë smartfonët e parë me procesorin e Google

Në muajin Gusht Google paralajmëroi ardhjen e smartfonëve Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro dhe tha se do të kishin çipin e kompanisë quajtur Tensor.

Sot kompania zyrtarisht zbuloi smartfonët e rinj Pixel 6 dhe 6 Pro dhe janë një hap i madh përpara krahasuar me gjeneratën e kaluar.

Të dy smartfonët janë dizajnuar për të konkurruar me më të mirën e Aple dhe Samsung por me çmimi disi më të përballueshëm. Pixel 6 fillon nga 600 dollarë me 8GB RAM dhe 128GB memorie ndërsa Pixel 6 Pro nga 900 dollarë për 12GB RAM dhe 128GB memorie.

Pixel 6 është 100 dollarë më pak i kushtueshëm sesa modeli i vitit të kaluar Pixel 5 dhe në letër duket një smartfon shumë i fuqishëm.

Linja e re është shumë ndryshe nga smartfonët e kaluar të Google falë rripit të trashë të kamerave të pasme që shtrihen në të gjithë pjesën e pasme të telefonit.

Pixel 6 ka dy kamaera të pasme, standard dhe me kënd të gjerë ndërsa Pixel 6 Pro shton një sensor telefoto. Tek të dy telefonët kamera standarde është 50-emgapiksel dhe kombinon 4 pikselë në një për të prodhuar imazhe 12.5-megapiksel.

Edhe pse është 50-megapiksel, sensori ka përmasa të mëdha. E thënë thjeshtë kamera kryesore e Pixel 6 kap më shumë dritë për çdo piksel duke i dhënë imazheve më tepër qartësi.

Presim të shohim rezultat impresionuese dhe Google thotë se kamerat kanë një zmadhim 7x të cilësisë së lartë. Kamera dytësore me kënd super të gjerë është një sensor më tradicional prej 12-megapiksel me hapje f/2.2 dhe fushëpamje prej 114 gradësh.

Së fundi Pixel 6 Pro shton një kamër 48-megapiksel me zmadhim optik 4x. Sa i takon fuqisë video regjistruese, kamera e pasme regjistron 1080p dhe 4K me 30 ose 60fps. Kamera ballore janë të ndryshme mes dy smartfonëve. Pixel 6 ka një sensor 8-megapiksel me hapje f/2.0 ndërsa Pixel 6 Pro 11.1-megapiksel me hapje f/2.2.

Edhe pse kamerat janë intriguese, procesori i dizajnuar nga Google është ajo që tërheq vëmendje të lartë. Kompania thotë se është 80% më shpejtë sesa procesori i Pixel 5 dhe mund të kryejë detyra të inteligjencës artificiale në telefon.

Një përshkrimi i shkurtër nga Google zbulon se procesori Tensor ka 8 bërthama, dy bërthama 2.8Ghz ARM Cortex-X1, dy bërthama Cortex-A76 2.25Ght dhe katër bërthama Cortex-A55 1.8Ghz.

Pixel 6 ka ekran 6.1-inç ndërsa Pixel 6 Pro ka ekran 6.7-inç me rezolucione 1080×2400 dhe 1440×3120 respektivisht. Ekrani i Pixel 6 ka frekuencë 90Hz ndërsa i Pixel 6 Pro 120Hz.

Bateria është një faktor shumë i rëndësishëm dhe Google premton 24 orë jetëgjatësi përfshirë 5G. Pixel 6 ka bateri prej 4614 mAh ndërsa Pixel 6 Pro bateri 5003 mAh.

Smartfonët dalin në shitje më 28 Tetor. /PCWorld Albanian

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Ganiu: Ne jemi komuna e tretë për transparencë në Maqedoni

Ngjarja e ardhëshme

Nevzat Bejta feston ditëlindjen, fqinjët i bëjnë surprizë të këndshme

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian