Pitarka merr propozimin për martesë nga i dashuri i saj

Eliona Pitarka ka marrë propozim për martesë nga i dashuri dhe përgjigja e saj ka qenë “Po, përgjithmonë!”. Aktorja e humorit ka publikuar në Instagram një foto të saj, në të cilën shfaqet duke pozuar me një unazë diamanti në dorë.

“Përgjithmonë NE, Përgjithmonë PO! Ai më propozoi”, ka shkruar Eliona tepër e lumtur.

Menjëherë pas postimit ajo ka marrë qnidra mesazhe urimi nga kolegë, miq e të afërm të saj. Aktorja e humorit ka zbuluar prej kohësh se është në një marrëdhënie, por asnjëherë nuk e kemi parë të shfaqet në publik me partnerin. Për herë të parë ajo tregoi gjatë pjesëmarrjes në “Dance With Me” se ishte në një lidhje pa dhënë shumë detaje për të dashurin.

Mirëpo pak kohë më vonë “Iconstyle” publikoi një foto të partnerit të Elionës, i cili është një djalë simpatik brun. Ndoshta tashmë që lidhjen e saj e ka bërë zyrtare, mund ta shikojmë aktoren më shumë me të dashurin e zemrës në publik.

Ngjarja paraprake

Pamje të tmerrshme të rrëmbimit, një burrë rrëmben vajzën sapo zbret nga autobusi

Ngjarja e ardhëshme

Gjykimi “Organizatorët e dhunës në Kuvend”, dëshmoi kryeparlamentari, Talat Xhaferi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian