Pista e Formula 1 në Turqi merr certifikimin më të lartë të sigurisë

Federata Ndërkombëtare Automobilistike (FIA) i dha certifikimin e saj më të lartë të sigurisë pistës së Formula 1 në Turqi, Intercity Istanbul Park, për tre vjet, njoftuan organizatorët lokalë, raporton Anadolu Agency (AA).

“FIA miratoi licencën e Shkallës 1 për pistën tonë për tre vjet, e cila jepet për pistat më të mira”, tha drejtori ekzekutiv i pistës, Vural Ak, në një konferencë shtypi.

“Bisedimet (me organizatorët e Formula 1) janë ende në vazhdim në mënyrë që Çmimi i Madh i Turqisë të shtohet në orar për vite, në vend se një vit”, tha Ak.

“Licenca trevjeçare që kemi nga FIA dëshmon se pista jonë është gati në çdo kohë”, shtoi ai.

Ai gjithashtu vlerësoi skuadrën organizuese turke për përpjekjet e tyre masive.

Ak tha se ekipi organizator, i cili kishte qindra njerëz, punoi ditë e natë për tre muaj për të mbajtur Çmimin e Madh të Turqisë fundjavën e kaluar.

Ai shtoi se me këto përpjekje, Çmimi i Madh i Turqisë “ka arritur një sukses të madh”.

Ndryshe, të dielën, Çmimi i Madh i Turqisë u mbajt për herë të parë që nga viti 2011.

Pista Intercity Istanbul Park, e cila gjendet në anën aziatike të metropolit turk, këtë vit priti pilotët e Formula 1 të cilët garuan në 58 xhiro nga 5,3 kilometra.

Ylli britanik i Mercedesit Lewis Hamilton vulosi titullin e Formula 1 për vitin 2020 duke fituar vendin e parë në Stamboll.



. .

Ngjarja paraprake

Ora policore, kolona të gjata të qytetarëve që po e lëshojnë herët kryeqytetin

Ngjarja e ardhëshme

Studeniçan/ Përfundon Bekatonizimi i Rrugës Me Sipërfaqe Prej 520 M2

të fundit nga

Tërmet në Tokio

Një tërmet me fuqi gjashtë ballë të shkallës Rihter goditi sonte bregdetin

AlbanianEnglishMacedonian