Pirlo: Spekulimet për Ronaldon janë normale

Cristiano Ronaldo është një nga ata që e kanë vuajtur më shumë eliminimin e Juventusit nga Liga e Kampionëve.

Menjëherë pas eliminimit, mediat kanë aluduar për një rikthim të mundshëm të tij te Real Madridi, apo edhe për një transferim të mundshëm te Paris Saint Germain.

Lidhur me këto spekulimeve është deklaruar tani edhe Andrea Pirlo.

“Ronaldo është mirë. Normalisht që është i zhgënjyer, ashtu si e gjithë skuadra, por është stërvitur mirë, për të luajtur nga fillimi ndaj Cagliarit. Është një nga personazhet më të rëndësishëm në këtë sport dhe zërat përreth tij janë normale në çdo kohë”, deklaroi trajneri i Juventusit.

Ngjarja paraprake

Mimoza emocionohet: Së bashku do të jemi më të fortë se kurrë

Ngjarja e ardhëshme

Berat Gjimshiti largohet i dëmtuar para Kombëtares

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian