Pirlo shpërblehet me një çmim saterik, ai përgjigjet me humor

Trajneri i Juventus, Andrea Pirlo është shpërblyer me çmimin “Tapiri i artë”, pas startit jo të mirë në Allianz Stadium. “Nuk kam frik të ha torte”

Dy ditë pasi që u mposht nga Barcelona në Ligën e Kampionëve, trajneri ka marrë sot një lajm të mirë se Cristiano Ronaldo është shëruar, pasi që kishte marrë koronavirusin në ndeshje të Kombëtarëve.

Por rezultatet në Ligë dhe humbja e fundit në Ligën e Kampionëve ka bërë që një emision televiziv ta shpërblen atë me çmimin “Tapiro D’Oro, të cilit ai ju përgjigj me humor.

“Ne jemi duke ecur param, nuk frikësohem të ha torte”, tha Pirlo për “Striscia La Notizia” kur ai u pyet pasi mori çmimin saterik. “Unë besoj”.

Duke thënë se “nuk frikësohet që të ha torte”, Pirlo insiston që ai nuk frikësohet se do të shkarkohet para Krishtlindjeve.

Çmimi saterik i jepet personazheve të cilët janë mposhtur dy herë gjatë javës.

Fituesit e këtij çmimi më parë ishin Paolo Maldini, portieri i Milanit Gianluigi Donnarumma, portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon dhe ish mesfushori i Romës, Daniele de Rossi.

Ngjarja paraprake

Vajza e Shyhretes e bën ‘kukull’ Egzonën

Ngjarja e ardhëshme

Çudia e zgjedhjeve, më 3 nëntor nuk do të dihet kush u bë president i Amerikës!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian