Pirlo merr dhuratën e Vitit të Ri, yjet i kthehen nga lëndimet

Bashkë me vitin 2020 merr fund edhe emergjenca në mbrojtje e skuadrës së Juventusit, me Pirlon që për shkak të dëmtimeve të shpeshta nē këtë repart, shpesh është detyruar të improvizojë me brazilianin Danilo dhe të riun Frabotta.

Kështu tani holandezi Mathijs De Ligt ka rikuperuar plotësisht problemin në shpatull dhe po stërvitet maksimalisht për të arritur formën më të mirë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për turkun Merih Demiral, që ka lënë pas problemet muskulore dhe është stërvitur plotësisht me grupin.

Rikuperimi më i rëndësishëm duket ai i kapitenit Giorgio Chiellini, të cilin e ndjekin dëmtimet prej më shumë se një viti, por tani duket se ka kaluar çdo problem dhe prej 10 ditësh po stërvitet maksimalisht për të rigjetur formën.

Me rikthimin e tre qendërmbrojtësve, Pirlo do të ketë mundësi t’i japë pak pushim edhe Bonuccit, që ka përballuar më së shumti pjesën e parë të sezonit, por mbi të gjitha të rikthejë soliditetin e munguar në repartin e prapavijës.

Ngjarja paraprake

Gjermani dhuron pajisje mjekësore në vlerë të mbi 800 mijë eurove për Maqedoninë

Ngjarja e ardhëshme

Sa viktima dhe sa të infektuar? Covid-19, si është situata në Amerikën Latine

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian