Pirlo: Mbyllëm vitin në mënyrë të gabuar, tani kemi në dispozicion gati të gjithë lojtarët

Trajneri i Juventus, Andrea Pirlo, ka folur për mediat në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Udinese, që do luhet në kuadër të xhiros së 15-të të Serie A.

Trajneri i Juventus, Andrea Pirlo ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Udinese, ai është shprehur i pakënaqur dhe si duket humbja ndaj Fiorentinas i ka mbetur në mendje. Strategu italian ka thënë se ndeshja ndaj Fiorentinës ishte totalisht gabim, por u shpreh i lumtur me rikthimin e lojtarëve në kampin stërvitor.

‘Kemi folur për ndeshjen ndaj Fiorentinës, komplet gabim. Nuk mund të përmbyllnim vitin në këtë mënyrë, tani skuadra është rikthyer pothuajse e plotë, kemi folur për objektivat e së ardhmes, ka qenë produktive’, tha ai.

‘Do të jetë një ndeshje e vështirë, Udinese është duke kalur një moment të mirë dhe kanë lojtarë të mirë. Prandaj duhet të jemi të vëmendshëm të mos lejojmë hapsira për dy sulmuesit e tyre sepse kanë teknikë të përsosur. Njërin e njohim sepse ka luajtur tek ne (Pereyra), andaj do të jetë ndeshje e vështirë, shumë fizike’, përfundoi Andrea Pirlo.

Ngjarja paraprake

Konsumoni 7 ditë resht nga një gotë nga ky lëng dhe do pastrohen tërësisht veshkat e mëlçia juaj, ja si ta përgatisni

Ngjarja e ardhëshme

Doktoresha nga Meksika hospitalizohet pas marrjes së vaksinës kundër COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian