Pirlo i përcakton taktikat falë shkathtësive të futbollistëve

Andrea Pirlo i ka shpjeguar përshtatjet taktike në fitoren e Juventusit (2-0) kundër Dynamo Kyivit në Ligën e Kampionëve.

Bianconerët e nisën në mënyrë ideale fazën grupore të garës së madhe evropiane duke triumfuar me dy gola të Alvaro Moratas.

“Ishte e rëndësishme të bënim paraqitje më solide krahasuar me atë ndaj Crotones… Kemi mundur të përfitojmë më shumë nga rastet e pjesës së parë, mirëpo e kontrolluam lojën mirë pasi krijuam epërsi”, ka deklaruar trajneri Sky Sport Italia.

Ai provoi një taktikë të re me Giorgio Chiellinin në qendër të mbrojtjes me tre lojtarë, por kjo nuk zgjati shumë, pasi kapiteni u lëndua.

Aftësitë e Juan Cuadrados, Federico Chiesas dhe Dejan Kulusevskit për t’u përshtatur në pozita të ndryshme, i ndihmojnë Pirlos që të eksperimentojë me formacionin e tij.

“Ajo që doja ishte që sa më shumë lojtarë të shkojnë në sulm. Chiesa mund të luajë në të dy anët, Kulusevski apo Aaron Ramsey mund të luajnë si trekuartist prapa një sulmuesi”.

“Të mos harrojmë se nuk e kemi në dispozicion Cristiano Ronaldon dhe Paulo Dybala nuk është në formë të mirë, prandaj struktura e sulmit mund të ndryshojë, mirëpo lojtarët janë në pozitat e duhura”, ka shtuar Pirlo. 

Ngjarja paraprake

Turqi, shkatërrohen dy strehimore terroriste

Ngjarja e ardhëshme

Endrit Shala sulmon Kurtin, e mbron Hotin

të fundit nga