Pirlo: Alvaro është shumë i fortë

Alvaro Morata duket se ka rilindur. 

Sulmuesi spanjoll po gëzon një formë fantastike në Serie A me Juventusin.

Sipas trajnerit Andrea Pirlo, kjo falë vetëbesimit që i është kthyer spanjollit, diçka që i mungonte sa ishte pjesë e Atletico Madridit.

“Alvaro është shumë i fortë, ndaj edhe e kemi marrë. Kohët e fundit i kishte munguar vazhdimësia e besimi, të cilat i ka gjetur te ne dhe po tregon veten plotësisht në fushën e lojës”, u shpreh Pirlo.

Morata deri më tani ka shënuar gjashtë gola në tetë paraqitje me fanellën e Juves.

Ngjarja paraprake

Kroaci, 47 të vdekur dhe 3.573 raste të reja me COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Pendarovski: Ushtria do të mbështesë policinë dhe objektet shëndetësore

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian