Piratët rrëmbyen anijen turke të mallrave pranë Nigerisë

Një anije turke e mallrave me 19 anëtarë të ekuipazhit u rrëmbye sot nga piratët në Gjirin e Guinesë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të David Johnson-it, kreu i Grupit të Rrezikut EOS me seli në Mbretërinë e Bashkuar, tha se u kidnapuan 15 anëtarë të ekuipazhit që ishin duke lëvizur nga Lagos, Nigeria në Cape Town, Afrika e Jugut, ndërsa njëri u vra dhe 3 mbetën me piratët.

Ai shtoi se anija “Mozart” e kompanisë Boden me seli në Stamboll, u sulmua në Gjirin e Guinesë, 160 kilometra larg Sao Tomes.

Në një regjistrim të shpërndarë në Twitter, që besohet se i përket kapitenit të anijes, thuhet: “Nuk e di se ku po shkoj. Piratët çmontuan të gjitha kabllot, asgjë nuk po funksionon. Vetëm navigatori punon. Ata më dhanë një itinerar, unë jam duke lëvizur në përputhje me rrethanat”.



.. .

Ngjarja paraprake

Grupi terrorist YPG/PKK granaton zonat civile në veri të Sirisë

Ngjarja e ardhëshme

Ibrahimovic: Ishim të thyeshëm

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian