Pique rrezikon një mungesë të gjatë

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique po e rrezikon një mungesë të gjatë në fushë.

Barcelona përvecqë pësoi humbje mbrëmë nga Atletico Madrid ajo duhet t’i bëjë llogaritë për një kohë të gjatë edhe pa qëndërmbrojtësin Gerard Pique, i cili u dëmtua në sfidën ndaj Los Colchoneros.

Ky i fundit doli nga fusha e lojës në fillim të pjesës së dytë, pasi mori një goditje në gju dhe më pas e zuri edhe keq.

Mbrojtësit doli me duar në kokë, ndërkohë që mediat në Spanjë raportojnë se mund të mungojë gjatë.

Bëhet fjalë për një periudhë nga katër deri në gjashtë muaj, që mbetet të konfirmohet pas kontrolleve mjekësore.

Veç Pique, probleme shfaqi edhe Sergio Roberto.

Ngjarja paraprake

Sërish digjen kallamet në Strugë

Ngjarja e ardhëshme

Kapen dy grabitës nga Gostivari

të fundit nga