pique mahnitet nga pedri 678d0468c0c74

Pique mahnitet nga Pedri

January 19, 2025
1 minut lexim

Edhe pse loja e tij nuk mjaftoi për t’i dhënë fitoren Barcelonës dhe ndalur serinë e rezultateve të dobëta në La Liga,

Pedri tregoi performancë spektakolare kundër Getafes. Përveç pasimit të jashtëzakonshëm për golin e Jules Koundé, mesfushori nga Tenerife tregoi edhe një herë se jo vetëm ka rikuperuar nivelin me të cilin magjepsi botën e futbollit kur debutoi në elitë, por e ka tejkaluar atë.

Në një fushë të vështirë si ajo e “Coliseum Alfonso Pérez”, Pedri shkëlqeu dhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes (MVP). 

Gjatë ndeshjes, veçanërisht pas asistit të përmendur për Koundé në golin që hapi rezultatin (i cili nuk u regjistrua si asist për shkak të disa rikoshetave dhe përplasjes me portierin David Soria), Gerard Piqué nuk mundi të mos shprehte admirimin e tij për talentin e Pedrit. “Pedri është një skandal”, – shkroi Piqué në katalonisht në rrjetin social ‘X’, një postim që shpejt u bë ‘viral’.

Piqué, edhe pse është tërhequr nga futbolli aktiv dhe është fokusuar plotësisht në projektet e tij biznesore, vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me klubin e zemrës. Në këtë rast, ai nuk i kurseu fjalët e mira për mesfushorin, i cili e përfundoi ndeshjen me statistika mbresëlënëse: 96 ndërhyrje në lojë, 68/79 pasime të sakta (86%), një krosim, katër topa të gjatë të saktë, dy driblime dhe gjashtë duele të fituara në 90 minuta.

Pedri është padyshim motori i Barcelonës së drejtuar nga Flick dhe trajneri gjerman e di këtë shumë mirë.

Në prag të ndeshjes ndaj Getafes, kur u pyet për mundësinë e pushimit të Pedrit, Flick u përgjigj me humor: “A do t’i thuash ti të pushojë? Unë jo”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

bastisen 20 lokacione ne rmv 14 anetare te nje grupi kriminal nen hetim 678d037be41e8
Story i mëparshëm

Bastisen 20 lokacione në RMV, 14 anëtarë të një grupi kriminal nën hetim

qeveria britanike me nje vendim qe ua ben jeten shofereve me te lehte 678d055997c8e
Story i radhës

Qeveria britanike me një vendim që ua bën jetën shoferëve më të lehtë

Të fundit nga

Holly Willoughby shkëlqyese me fustan rozë

Holly Willoughby e ngriti nxehtësinë me postimin e saj të fundit në Instagram të mërkurën. Celebrity Bear Hunt, 44 vjeçe, ka veshur një fustan këmbëgjatë në një mini fustan me lule rozë
ShkoLartë