Pioli: Milan-Juventus nuk do të jetë vendimtare

Pioli beson se ndeshja Milan-Juve s’do të jetë vendimtare për titull në Itali.

Milani i Stefano Piolit ka vazhduar me formën e mirë disa ditë para ndeshjes me Juventusin, duke rrëmbyer pikët e plota në udhëtim te Benevento.

Tani, të mërkurën do të përballet me Juventusin dhe në rast fitores, do t’i jepte një goditje të fortë Zonjës së Vjetër në garën për titull.

Sido që të jetë, Pioli thotë se nuk është ndeshje vendimtare çkado që të ndodhë.

“Do të jetë një ndeshje e mirë mes dy ekipeve në formë të mirë. Unë vazhdoj të them se Juventusi, Interi dhe Napoli janë ekipet më të forta në Serie A”, tha Pioli.

“Nuk është ndeshje vendimtare, ata kanë fituar nëntë tituj me radhë dhe janë fare pranë në renditje”.

“Për ne është të vazhdojmë kështu, e jo të shikojmë renditjen, jo tani. Nuk do të jetë e lehtë ndaj Juves, sidomos tani që kemi Tonalin e suspenduar. Çkado që të ndodhë, s’do të jetë vendimtare”.

Ngjarja paraprake

Keni flokë të dëmtuar? Zbuloni tre mënyra efikase për rritjen e shpejtë dhe të shëndetshme të tyre

Ngjarja e ardhëshme

Lufta kundër COVID-19, Rama bën publik informacionin e rëndësishëm që duhet ta dijë çdo qytetar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian