Pioli jep dritën e gjelbër për bishën – Ibrahimovic gati për Interin

Zlatan Ibrahimovic do të jetë gati për ndeshjen ndaj Inter.

Ylli i Milan, Zlatan Ibrahimovic duket të ketë lënë plotësisht prapa virusin Covid-19.

Veterani sulmues është rikuperuar plotësisht sipas fjalëve të trajnerit të Milan, Stefano Pioli dhe do të jetë gati për ndeshjen ndaj Inter.

“Zlatan ka qenë duke qeshur dhe është në një gjendje mentale pozitive”, ka thënë Pioli.

“Ai ka stërvitur vetëm për një javë, por ndihet mirë. Kishte probleme, por unë kam gjetur atë siç ishte çdo herë”, shtoi trajneri.

“Ai është gati për lojë, por duhet akoma të shohim se sa minuta mund t’i ketë në këmbë”, ishin fjalët e Pioli.

Milan këtë fundjavë luan ‘Derby della Madonnina’ kundër skuadrës së Inter. 

Ngjarja paraprake

‘Shabani’ i Llapit: Gratë e reja nuk dinë me gatu

Default thumbnail
Ngjarja e ardhëshme

Lajmi i mirë për Reinaldin e vogël, niset për kurim në Itali. Nëna e përcjell mes lotësh

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian